KreuCelebrity

Dukesha e Kembrixhit pret flokët, i dhuron për fëmijët me kancer

Dukesha e Kembrixhit, është e njohur për stilin e saj të thjeshtë të veshjesh dhe me një kosto shumë të ulët krahasuar me ato të pjesëtarëve të tjerë të familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.

Këtë herë Kate  ka dhuruar flokët e saj për krijimin e parukeve për fëmijët që vuajnë nga kanceri. Duket se ideja ka ardhur pas prerjes së flokëve të saj në Kensington Palace.

Mediat britanike bëjnë të ditur se parukia ka prerë 17 cemtimetra nga flokët e Kate Middleton, të cilat i janë dërguar organizatës bamirëse “Little Princess Trust”, një organizatë e cila ndihmon për të bërë paruke për fëmijët me kancer që kanë humbur flokët e tyre pas marrjes së kimioterapisë ose radioterapisë.

Kate Middleton është shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak se ajo ka sjellë një frymë ndryshe në familjen mbretërore të Anglisë dhe gëzon një popullaritet të madh mes njerëzve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF