KreuCelebrity

A mendon Donald Trump se është feminist? Presidenti jep një përgjigje befasuese

Nuk ka kauar shumë kohë që kur pornostarja Stephanie Clifford tha se kishte fjetur me Donald Trump në kohën kur ai ishte i martuar me Meelanie-n, e kjo nuk është hera e parë që një femër pretendon se ka pasur marrëdhënie intime me Presidentin e SHBA. Por a mendon Donald Trump se është feminist?

I ftuar në një emision, ai është pyetur rreth kësaj çështje dhe përgjigjia që dha ishte: “Jo nuk do të thoja se jam feminist, besoj se të thuash që unë jam feminist do të shkonte shumë larg”. Pas kësaj përgjigjie, intervistuesi i tha se të jesh feminist do të thotë, gjithsesi vetëm të besosh në barazinë e burrave dhe grave. Ndërsa Trump ka vijuar: “Unë jam me gratë, jam me burrat, jam me këdo. Unë mendoj se njerëzit duhet të dalin e të bëjnë atë që ata vërtetë besojnë. Dhe gratë po ecin mjaft mirë në këtë drejtim dhe unë jam i lumtur për to”.

A ka vijuar të flasë më tej, duke thënë se për të gratë kanë shumë rëndësi dhe se ai respekton ato. “Unë mendoj se ne duhet të evoluojmë. Uën kam respekt të madh për gratë. Ju e shihni se unë kam rrotull shuëm gra që punojnë me mua dhe i konsiderojë shumë të rëndësishme”, ka thënë Trump.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF