KreuCelebrity

Është 7 muajshe shtatzënë, Khloé Kardashian ka një lutje për paparacët

Tani e kuptojmë përse Khloé Kardashian nuk e ka bërë publike që në fillim lajmin për shtatzëninë e saj.

Paparacët janë kthyer në një shqetësim për të, aq sa e kanë detyruar yllin e ‘Keeping Up With Kardashian’, që të bëjë një status në Twitter, ku i kërkon që të mos e ndjekin atë hap pas hapi, aq më tepër kur gjendet në aeroport.

““Do të doja shumë që paparacët ta kuptonin sa e vështirë është të udhëtosh me trupin tim tani. Ndihem e fryrë dhe më përzihet. Mund t’ja dal edhe nëse nuk thoni gjëra të pakëndshme apo merrni fotot të miat kur unë vetë
ndërkohë ndihem si m*t. Të paktën pushoni, nëse mundeni!”shkruan ajo.

Ja se si është fotoja e saj e fundit, shkrepur në aeroport…


Të qendurit e famshme, Khloe e di shumë mirë që nuk është aspak e thjeshtë. Për të paparacët nuk përbëjnë asnjë problem, por ka kërkuar prej tyre që të bënin një tolerim vetëm këto kohë që ajo është shtatzënë.

“Ju dua shumë djema. E di që kjo është pjesë e famës dhe e urrej kur njerëzit ankohen për gjëra të tilla. Por do të doja që gjatë kësaj kohe të vendoseshin disa barriera mes meje dhe paparacëve.Ok, e di që s’do të ndodhë, por gjithsesi po ja dërgoj valët universit.”- përfundon Khloe…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF