Grammy Awards priti shumë yje në tapetin e kuq, ku mes tyre parakaluan edhe Chrissy Teigen dhe John Legend. Këngëtari fitues dhjetë herë i çmimeve të kësaj ceremonie duket se po kalon çastet më të bukura krahë familjes. Nga ana tjetër, ka qenë mbrëmja e djeshme ajo që na ka zbuluar dhe gjininë e fëmijës që po pret çifti i famshëm.
Në një foto të publikuar në Instagram nga momentet në tapetin e kuq, Teigen ka shkruar: “Mami dhe djali i saj”. Lajmi ka gëzuar pafund fansat, të cilët ishin përgatitur disi për ta dëgjuar diçka të tillë. Kur zbuloi se ishte në prite të ëmbël, Chrissy deklaroi se ajo dhe Legend dëshironin një djalë, por më pas tha se nuk donin ende të zbulonin gjininë.
Tashmë, duket se tabloja e familjes së lumtur është plotësuar: mami Teigen, babi Legend, motra Luna dhe më i vogli shtëpisë, që pritet të vijë së shpejti. Urime çiftit!



















