KreuCelebrity

Shpërthen Florjan Binaj: “Spitalet private? Një turp!”

Jemi mësuar ta shohim si aktorin e humorit në “Portokalli”, ndërsa shumë të tjerë e etiketojnë si ‘polici’, për shkak të rolit ikonë që prezantohet rregullisht prej disa vitesh. Baba i dy fëmijëve, duket se ka qenë pikërisht shëndeti i tyre ai që ka shtyrë Florja Binaj të shpërthejë në një shkrim në Instagram. Ai ka postuar fillimisht foton e këmbës së fashuar të djalit, e fjalët në vijim kanë qenë akuza drejtuar spitaleve, veçanërisht atyre private.

“Çmimet stratosferë…pa përfshirë as ilaçe e as konsulta”, kanë qenë këto vetëm disa nga ankesat që Flori ka patur për spitalin privat në fjalë, i cili sipas tij mbart emrin “e një shteti që ne shqiptarët e duam shumë”. “Mjerë ne ku jetojmë, sepse jam shumë i bindur se si unë ka shumë të tjerë që janë rrjepur pa u shëruar, sepse në fund tek shteti të përcjellin…TURP!”, ka vijuar edhe më tej Binaj.

Aktori gjithashtu ka bërë me faj edhe shtetin, që sipas tij nuk i kontrollon si duhet. Mesa duket, kjo eksperiencë e hidhur e Florit ka mjaftuar që të shkruajë një status jo fort të shkurtër në rrjetet sociale. Më poshtë do të lexoni shkrimin e plotë.

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF