Ishte i pari televizion që prezantoi formatin e mirëfilltë të ‘Big Brother’ në Shqipëri. Ndonëse kohët e fundit nuk e kanë respektuar rregullin ‘një edicion çdo vit’, duket se Top Channel ka patur në plan një tjetër risi. Së shpejti, në ekran do të shohim ‘Big Brother VIP’, e kjo është mësuar vetëm ditën e sotme.
Ledion Liço ka qenë ai që ka publikuar spotin e këtij formati në profilin e tij në Instagram. Edhe pse pa zbuluar asnjë emër apo të dhënë të mëtejshme, një ndër fjalitë më ngacmuese është kjo: “Ata meritojnë një vend ku të qetësohen, larg kamerave. Dhe ku është resorti i pushimeve? ‘Big Brother VIP’, së shpejti, vetëm në Top Channel”.
https://www.instagram.com/p/BeiQEgTnmnB/
Një lajm i tillë vjen disa javë pas jehonës së fillimit të ‘VIP-a në fermë’, një ndër formatet më të rinj që pritet të shohim në Klan. Mesa duket, konkurrenca në sezonin vijues do të jetë më e fortë nga çfarë imagjinojmë. Duket si ‘përballje titanësh’ mes televizioneve…