Pas pjesmarrjes së saj në “Kënga Magjike”, në të cilin fitoi çmimin “Blada më e Mirë”, Samanta u zhvendos në SHBA, ku mbajti shumë koncerte për shqiptarët që jetojnë përtej Atlantikut. E pas disa ditësh të lodhshme ajo është kthyer sërish në Shqipëri. Ndonëse duke punuar, duket se këto ditë i kanë bërë mirë këngëtares, pasi në një foto të postuar në Instagram ajo duket super në formë, ndonëse shfaqet pa as edhe një grimë make up-i.
E veshur me të zeza, Samanta ka treguar se është po aq e bukur edhe thjesht “ujë e sapun”. Pas rikthimit të saj në Shqipëri, duket se Samanta nuk ka ndërmend të pushojë, pasi ka filluar menjëherë punën për të realizuar një tjetër projekt.
Këngëtarja simpatike ka në plan të vijë me një bashkëpunim, ndërsa së shpejti do të fillojë edhe regjistrimin e klipit. Epo të presim se çfarë do të na sjellë Samanta.