KreuCelebrity

Së shpejti në Eurovizion, ja se kur do të performojë Eugent Bushpepa!

Festivali Europian është një ndër eventet më të shumëpritura të vitit. Siç edhe dihet tashmë, Shqipëria do të përfaqësohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”. Por, kur do ta shohim këngëtarin në skenën e Eurovizonit?

Mësohet se pjesa e parë e gjysmëfinales së parë do të jetë mundësia e artë për Shqipërinë, ndërsa vende si Greqia, Maqedonia, Qipro, Zvicra, Bullgaria etj., do të përfaqësohen në të njejtën mbrëmje si Bushpepa. Këtë vit, Eurovizioni do të mbahet në Lisbon të Portugalisë, ndërsa ethet e festivalit kanë filluar të ndihen që tani.

Me pak fjalë, nuk do të na duhet të presim gjatë për të parë performancën e Bushpepës nga ekrani i televizionit. Tashmë, na mbetet vetëm të urojmë fat!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF