KreuCelebrity

Angelina i jep të bijave shembullin e saj të mirë, i merr të vizitojnë një kamp sirian

Angelina Jolie është e njohur për angazhimin e saj në çështjet humanitare, e fokusuar veçanërisht tek varfëria në disa zona në Afrikë, dhunimi i grave, të drejtat e njeriut etj., e me sa duket kë të frymë të mirë humanizmi ajo ka vendosur t’ja trasmetoi edhe të bijave.

Aktorja vizitoi kampin e refugjatëve sirianë në Joradani të dielën dhe kësaj vizite ju bashkuan edhe Shiloh dhe Zahara. Sipas Jolie, vajzat e saj kishin shprehur vetë dëshirën për të vizituar kampin nga afër.

“Zahara dhe Shiloh kërkuan të vinin me mua. Ato e  kaluan ditën duke luajtur me bashkmoshatarët e tyre, të cilët i kanë nxjerrë më forcë nga shtëpia e tyre apo i kanë vrarë familjarët. Shumë janë të traumatizuar, të trishtuar e të sëmurë, por në fund të ditës janë fëmijë em të njëjtat shpresa dhe të drejta si të gjithë fëmijët ne botë”, tha Angelina.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF