Bella dhe Gigi Hadid janë dy nga modelet më të njohura e më të sukseshme të momentit. Një karrier e nisur mjaft herët për dy bukuroshet, e cila tani duket se po shkon me shpejtësi drejt majave. Ata kanë pozuar për agjensi të shumta të famshme, ndërsa tani ishte radhe e prestigjozes “VOGUE”.
Dy motrat kanë pozuar të zhveshura, ndërsa foto është bardh e zi, ku sigurisht duken të mrekullueshme. e si mund të ndodhte ndryshe me vajzat e supermodeles hollandeze, Yolanda Foster. Gigi dhe Bella e kanë treguar në një moshë shumë të vogël pasionine tyre për modelingun. Pak javë më parë, mamaja e tyre postoi një foto të vajzave të saj teksa pozonin për Victoria’s Secret kur ishin fare të vogla.
E sa për Gigin, duket se ka qenë me fat edhe në jetën personale, pasi ajo ndodhet prejt dy vitesh tashmë në një lidhje me yllin britanik të One Direction Zayn Malik, ndërsa duket se dashuria e tyre shtohet çdo ditë e më shumë. Sa i përket Bellas-s, pas ndarjes nga The Ëeeknd nuk duket se ka pasur ndonjë marrëdhënie serioze.



















