Duket se pas fejesës se princ Harry-it me Meghan Markle, princ William dhe Kate Mideltton
Kanë kaluar në plan të dytë. Sigurisht, kjo mund të jetë një “strategji” e familjes mbretërore, e cila duhet thenë se ka rezultuar shumë e suksesshme. Megjithatë, “dashuria e parë nuk harrohet” dhe sigurisht sa herë që Kate shkon në vizita zyrtare e gjithë vëmendja është tek ajo.
Së fundmi, çifti mbretëror ka qenë në një turne katër ditor në Suedi dhe Norvegji, ku nuk nuk kanë nguruar që të bëjnë një lojë “hokej”, pavarësisht se dukesha është shtatzënë. William ishte i pari që u ngjit në pistë dhe fitoi 2 pikë, e ndërsa Kate, ndonëse kishte një qëndrim më të mirë se bashkëshorti i saj, ia doli të merrte vetëm 1 pikë.
Termometri shënon -1 ° C dhe Kate ishte siguruar mjaft mirë që të mos ta ndjente të ftohtin, me një pallto Burberry shearling që kushton plot 2495 paund, xhinse të ngushta të zeza, çizmet e dëborës Sorel dhe me një kapuç për të mbajtur ngrohtë veshët.
Çifti pritet të sjellë së shpejti në jetë fëmijën e tyre të tretë. Gjinia e bebit nuk është mësuar ende, flitet se dukesha pritet të sjellë në jetë binjakë, por nuk është konfirmuar zyrtarisht nga familja mbretërore.



















