KreuCelebrity

Bebe Rexha pjesë e turit botëror të Bruno Mars

Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare në skenën botërore të muzikës dhe pas sukseseve të arritura gjatë vitit që lam pas duket se ky vit ka nisur edhe më mbarë për karrierën e saj e cila është duke njohur vetëm ngritje. Këtë herë Beben do ta shohim në skenë së bashku me këngëtarin e njohur Bruno Mars.

Fituesi i gjashtë çmimeve në Grammy Awards 2018, Bruno Mars do të filloj për dy ditë turneun e tij ”24 Magic World Tour”. Ylli i muzikës nuk do të jetë vetëm në koncerte, pasi do shoqërohet nga një e ftuar speciale.

E ftuara e tij speciale është këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila e ka ndarë këtë moment të rëndësishëm me ndjekësit e saj në Instagram.”Në Meksikë me Bruno Mars.Turneu nis për dy ditë”,shkruan Bebe .

Pas përfundimit të Grammy Awards ,të dy këngëtarët do ti shohim të performojnë në qytete të  rëndësishme të Meksikës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF