Ceremonia e çnimeve Grammy nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen as këtë herë. Përpos veshjeve, fjalimeve dhe sjelljes së Blue Ivy ndaj Beyonce dhe Jay Z, një tjetër artiste që tërhoqi vëmendjen ishte edhe Rihanna. Dhe jo, nuk po flasim për performancën e saj të shfrenuar, që ndau fansat në dy grupe: ata që e lavdëruan dhe ata që e kritikuan për mbipeshën.
Ka qenë festa e organizuar pas ceremonisë ajo që ka zbuluar se Hassan Jameel, i dashuri bilioner i Riri-t ka qenë i pranishëm në të njejtin ambient me këngëtaren, e nuk do mend që mbrëmjen çifti e kanë kaluar së bashku. Edhe pse u fotografuan veçmazi, u kuptua se Rihanna dhe Jameel po shijojnë në maksimum romancën mes tyre. Bilioneri u largua rreth orës 03.45 të mëngjesit, ndërsa këngëtarja në 04.30, sipas raportimit të fotografëve.
Ata po e ruajnë shumë privatësinë, edhe pse tashmë është e ditur se po takohen prej mëse një viti. Duket se nuk është ndër ato lidhjet afatshkurtra të Riri-t kjo e fundit!



















