Është folur shpesh nga portalet për Bjordi Mezinin, e sigurisht më së shumti është komentuar për jetën personale të tij. Thuhej se ai po shijonte i lumtur lidhjen me një vajzë, por nuk kishte asnjë detaj tjetër, ndërsa vetë Bjordi nuk ka komentuar asnjëherë rreth kësaj çështje.
Por i ftuar sot në emisionin “Kush vjen për drekë”, të Arjola Shehut, ai ka pranuar se ishte në një lidhje, por nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Ai tha jetën private e ka të shenjtë dhe se preferon ta mbajë vetëm për vete.
“Jam në një lidhje, nuk mund të them asgjë më shumë. E kam shumë të shenjtë jetën private. Preferoj ta mbaj për veten time. Unë gatuaj për shoqen time, edhe ajo gatuan për mua. Unë jam patriarkal në kuzhinë dhe është e vështirë të ndash kuzhinën me mua. Ne nuk jetojmë bashkë dhe kjo gjë e mban lidhjen shumë të fortë”, tha Bjordi.



















