KreuCelebrity

Elvana dhe muzikanti i njohur, së shpejti me një kocert ndryshe në vend!

Elvana duket se po merret me shumë projekte së fundmi, por deri më tani nuk ka zbuluar asgjë konkrete. Këngëtarja u shfaq pak javë më parë së bashku me Poo Bear në Tiranë, e duket se gjithçka ka ardhur për një arsye të caktuar. E këtu, nuk po flasim vetëm për këngë…

Sipas gazetës Express, Elvana do të mbajë së shpejti një koncert në vendlindje, ndërsa nuk do të jetë e vetme. Mendohet se Pirro Çako do të jetë bashkëpunëtori i Gjatës në këtë projekt, ashtu sikurse këngëtarja do të këndojë disa balada të shkruara nga kantautori. Koncerti recital pritet të mbahet me 3 shkurt, datë që përkon edhe me ditëlindjen e Elvanës.

Nuk pritej një surprizë e tillë nga Elvana, por mesa duket këngëtarja ka vendosur të vijë krejt ndryshe në sytë e publikut…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF