KreuCelebrity

Djali i saj ‘thyen’ rregullat, Eni Çobani përlotet në studio

Nuk kishte dalë asnjëherë në ekran dhe këtë ia kishte bërë të qartë nënës së tij dhe “fama” nuk është aspak për të.

Por këtë rregull, Aldi, djali i avokates Eni Çobani, e theu për ta bërë mamin e tij të lumtur. Zonja Eni ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ku është ndalur të rrëfejë diçka përtej “kostumit” të avokates që jemi mësuar ta shohim çdo të diel në ekranin e TV Klan. Por një video mesazh nga djali i saj e bëri atë të përlotet.

Aldi e përshkroi Enin, jo vetëm si një avokate shumë të mirë, por edhe një bashkëshorte dhe një nënë e mrekullueshme, duke e falenderuar që i ka qëndruar pranë në momentet që ai ka pasur më shumë nevojë.

Këto fjalë të thëna nga djali, aq më tepër në mënyrë publike, bën që Eni të përlotet në studio.

“Atij nuk i pëlqen të dalë në ekran. Më ka thënë, ta kemi lënë ty të jesh “përfaqësuesja” e familjes sonë në ekran. Aldi është shumë i ndjeshëm dhe unë bashkë me bashkëshortin jemi përpjekur që të tregohemi të kujdesshëm që ai të rritet i qetë dhe pa asnjë lloj problematike”, u shpreh Zonja Eni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF