Fotoja e saj, e cila po shihte tinëz Angelina Jolie për të parë reagimin e saj teksa Jennifer Aniston po fliste në Golden Globes 2018 “pushtoi” internetin.
Të gjithë ishim kureshtarë të shinim përballjen Aniston- Jolie, pas ndarjes së kësaj të fundit nga Brad Pitt, dhe sigurisht nuk çuditemi nga veprimi i Dakota Johnson, por aktorja na ka treguar se nuk ka qenë tamam kështu momenti.
E ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, ajo ka treguar se në të vërtetë nuk po shihte Jolien dhe kjo u vërtetua më pas nga videoja e plotë që moderator tregoi.
“Sinqerisht, nuk mendoj që po shoh atë, sepse nëse sheh këndin e syve të mi nuk bien mbi të. Aty ishte tavolina e fëmijëve, tavolina e Gjërave të Çuditshme. Dhe mua më pëlqejnë Gjerat e Çudishme aq shumë, sa desha t’i dërgoja një mikeshe një foto si ato që i kam aq shumë inat që të bëjnë njerëzit kur je në restorant dhe e bëra atë pamje në Golden Globes para gjithë njerëzve të njohur. Desha të bëja një video të fëmijëve, por ata janë fëmijë dhe po e afroja, por pastaj kapa në gjumë Ridley Scott, që ndoshta po shihte telefonin, por dukej sikur po flinte”, u shpreh ajo.



















