KreuCelebrity

Eni Çobani, një nuse shumë e bukur, juristja publikon pamje nga dasma e saj 25 vite më parë

Për 20 vite me radhë, 25 janari është shndërruar në një datë shumë domethënëse për juristen Eni Çobani: feston përvjetorin e martesës me Avenirin.

Jemi mësuar që ta shohim gjithnjë në ekran me atë buzëqeshjen e ëmbël, seriozitetin në veshje dhe me flokët bjonde që theksojnë edhe më tepër sytë e saj blu teksa përpiqet që të gjejë një zgjidhje për problemet e shqiptarëve. Ky imazh na vjen menjëherë ndërmend kur përmendim emrin e saj, por që Zonja Eni zgjodhi ta thyej paksa, duke na treguar diçka më tepër për veten, familjen, përtej kostumit të juristes.

E ftuar tek ‘Rudina’, Eni ka ndarë me ne disa momente nga dasma e saj. Ishte një dasmë e menduar shumë mirë, në një natë të bekuar, sepse 25 janari i vitit 1998 ishte nata e Kadrit dhe siç tregon ajo, edhe martesa me Avenirit për të ka qenë një bekim. Ndonëse kanë kaluar plot 25 vite, Eni përveç disa kg më shumë, ka mbetur po njësoj.

Ajo ka dalë një nuse shumë e bukur dhe shumë elegante.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF