Është duke shijuar suksesin së fundmi, sidomos pas publikimit të klipit të ri të French Montana-s. Dafinën e kemi parë shpesh si vajzën rebele, e nuk mund ta mohojmë se që në fillimet e saj është përpjekur të sjellë diçka ndryshe. Këtë herë, Duffye ka publikuar një video që ka surprizuar jo pak…
Vithet e një femre që tunden, përpara trupit të këngëtares, ndërsa kjo e fundit i prek – duket se Zeqiri ka vendosur të festojë krejt ndryshe një natë më parë! Gjithçka e organizuar për ditëlindjen e një prej miqve të saj, Dafina nuk ka humbur rastin të provojë eksperiencën e të shijuarit kërcimin ‘twerk’ nga një valltare profesioniste. Një performancë e tillë nuk është e rrallë sidomos në klubet amerikane, e këtë herë ishte Dafina ajo që ka parë nga afër kërcimtaren.
E zakonshme më tepër tek djemtë, video e postuar në Instagram nga Duffye po bën xhiron e rrjetit. E jo pa faj!