Dje mësuam se Elvana Gjata do të mbajë së shpejti një koncert recital në kryeqytet. Mendohet se bashkëpunëtori i saj këtë herë do të jetë Pirro Çako, disa prej baladave të së cilit këngëtarja do t’i performojë gjatë mbrëmjes. Priteg që gjithçka të ndodhë me 3 shkurt, datë që korrespondon edhe me ditëlindjen e Gjatës.
Duket se të ftuarit janë njerëz të botës së artit dhe shoubizit, ndërsa ka qenë blogerja Irena Kita ajo që ka publikuar foton e ftesës, ku shihet e shkruar: “Sot miq unë ju kam ftuar, në shtëpinë time…” Gjithçka e mirëpërcaktuar, nga vendi ku do të mbahet recitali e deri tek kodi i veshjes, duket se Elvana është përgatitur fort për këtë eksperiencë të re.
Salla e një hoteli në vend do të jetë pika e takimit të publikut me këngëtaren, ndërsa gjithçka do të nisë në orën 20:30 të mbrëmjes. Do të dëgjojmë shumë nga Gjata këtë herë…!