Tashmë të qenurit blogere është shndërruar në një profesion të mirëfilltë në të gjithë botën, madje edhe në Shqipëri.
VIP-at paguhen për postimet që ato bëjnë në rrjetet sociale, në varësi edhe të numrit të ndjekësve që ato kanë nga kompanitë e mëdha, për t’u bërë reklamë produkteve të tyre. Disa nga fashion blogeret më të njohura në Shqipëri mund të përmendim Viola Spiro, Jonida Maliqi, Irena Kita, Armina Mevlani, postimet e të cilave në pjesën më të madhe, janë reklamë.
My remedy on cold days for my hands is for sure this #handcream from @loccitane
Por ndryshe nga të parat, Armina Mevlani është vendosur shpesh në qendër të kritikave për postimet e luksit në Instagram, kjo për faktin se është partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish- kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit, gjatë intervistave nuk u ka “shpëton” dot pyetjeve për shpenzimet e luksit që bën nusja e tij, ndërkohë që në parlament mban fjalime për varfërinë, mjerimin e vendit, por sipas tij ajo është një punë që Armina bën, prej së cilës përfton shumë të ardhura.
“Unë nuk mund ta ndaloj Arminën të ketë Instragram. Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet tjetri për reklamat që u bën firmave ajo atë profesion ka. Kaq. Dua të them një gjë. E shoh një ditë në një reviste që reklamonte një aksesor për 8 mijë euro, ai kushtonte vetëm 87 euro, por si bloggere ajo reklamon kundrejt pagesës. Nuk janë të sajat, duhet kuptuar kjo. Çfarë është e kushtueshme reklamohet në blogun e saj dhe kthehet. A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat për tu reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Nëse do të ishte një prezantim në ekzuberancë nuk do ta pëlqeja, por nëse bën reklamën dhe me këtë siguron të ardhurat mujore, kjo më duket mua shumë normale”, u shpreh Berisha i ftuar në ABC.