KreuCelebrity

Martesa e Victoria dhe Beckham drejt fundit?

Ata janë cilësuar si një nga çifftet më jetëgjatë në botën  e shoëbizit, ndërkohë që Beckham dhe Victoria janë përpjekur gjithmonë që në publik të shfaqen si një çift perfekt dhe me një familje të fortë.

Por këtë herë mediat britanike flasin për një krisje mes çifti, ish- futbollistit të famshëm David dhe bashkëshortes së tij, e cila konsiderohet si një ikonë mode, Victoria Beckham, ku sipas raportimeve martesa e tyre disa vjeçare është duke kaluar ditë të vështira.

Në këtë krizë të tyre duket se ka ndikuar vendimi i David për të pranuar ofertën e skuadrës së Real Madrid, çfarë do të bëjë që ai të kalojë shumë kohë larg familjes, gjë që Victorias duket se nuk i ka pëlqyer aspak, duke e konsideruar bashkëshortin e saj egoist.

Por kjo nuk është hera e parë që çifti është përfolur për një krizë në martesën e tyre dhe duket tashmë se ashtu si edhe më parë, kjo krizë do të kalojë dhe sërish do ta shohim çiftin Beckham të lumtur në krahët e njëri- tjetrit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF