KreuCelebrity

Ja se si e kanë rregulluar “çerdhen” e tyre të dashurisë Turi dhe Orinda

Çfarë vjen pas martese? Sigurisht që krijimi i një çerdheje të ngrohtë dashurie, një vend për të ngritur të sigurta ëndrrat e thurura prej kohësh. E duket se “çerdhja” e Turit dhe Orindës është gati tashmë. Ata kanë përfunduar arredimin e shtëpisë së tyre dhe jo vetëm kaq, por tani presin edhe mysafirë.

E të parët që kanë parë ambientet e shtëpisë së tyre kanë qenë disa nga aktorët e “2XL”. Dhe të na shuar kuriozitetin se ku do të jetojnë tani Turi dhe Orinda,  ata kanë postuar foto në Instagram. “Tek Turi për shtëpinë e re”, shkruan Julian Deda në postimin e tij, ndërsa një tjetër foto është hedhur edhe nga aktorja Cubi. Një shtëpi e këndshme në të cilën duket se nuk mungon rehatia, pasi duket qartë se aktorët janë argëtuar në këtë vizitë.

Pas 10 viteve lidhje, çifti i dhanë fund beqarisë në korrik të vitit të kaluar, në një ceremoni për të cilën u fol gjatë. Ndërsa tani ato po ndërtojnë më së miri jetën e tyre së bashku.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF