Na lejoni t’ju pyesim: nëse ju themi Greta Koçi, cila është gjëja e parë që ju vjen ndërmend. E dimë përgjigjen, mosha e saj. Ndonëse vitet ikin, Greta do të mbetet për ne gjithmonë 16 vjeç. Për këtë bukuroshja duhet të jetë shumë e lumtur, pavarësisht se e ka shpjeguar dhjetëra herë atë çfarë qëndron pas kësaj shakaje.
Ajo është bërë pjesë e showbizit shqiptar në një moshë shumë të vogël, po pavarësisht kësaj, gëzon simpatinë e publikut njësoj si në daljen e parë në skenë. Për pak kohë, u duk se braktisi muzikën për politikën, por fatmirësisht nuk ishte një vendim përfundimtar dhe vijon të jetë shumë aktive me klipe, por edhe koncerte brenda jashtë vendit.iu është rikthyer klipeve dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Megjithatë, ashtu siç ndodh me personazhet e njohura që janë bërë pjesë e ekranit shqiptar që në moshë të vogël, edhe Greta nuk u ka shpëtuar akuzave se ka bërë operacione plastike në fytyrë. Kjo gjë është mohuar nga këngëtarja duke e argumentuar se është thjesht procesi i rritjes që ka ndikuar në ndryshimin e pamjes së saj, ndonëse nuk është besuar shumë nga publiku.
Nëse operacionet plastike nuk i ka pranuar dhe nuk presim t’i pranojë, ajo ka zgjedhur që të ndajë me ne momentin ku po bën një “ndryshim” në fytyrën e saj, po përmirëson formën e vetullave. Ne jemi në pritje të rezultatit.