KreuCelebrity

Këngëtari shqiptar e pranon: Gruaja ime është xheloze për Eli Farën

“Mosha është thjesht një numër”.

Mund t’ju duket paksa klishe teksa e dëgjojmë, por e kuptojmë që nuk është dhe aq e tillë kur shohim këngëtaren nga Korça, Eli Farën. Ndonëse vite ecin me shumë shpejtësi, për Elin duket se kanë ndalur. Ajo është një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar, edhe pse është rreth 50 vjeç…mund ta krahasojmë me verën, që sa më shumë vitet kalojnë, aq më e mirë bëhet.

Për bukurinë e saj, janë “xheloze” shumë vajza, në mesin e të cilave duket se është edhe bashkëshortja e këngëtari të njohur shkodran Bujar Qamilit.

I ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, puntatë e cila do të transmetohet të shtunën mbrëma, Bujari është bërë pjesë e lojërave të ndryshme të përgatitura nga produksioni. Ai duhet t’i përgjigjej disa pyetjeve provokuese, në mënyrë që t’i dhuronte skuadrës së tij sa më shumë pikë dhe për këtë Bujari nuk ka hezituar aspak, mjafton që skuadra e tij të dalë fituese.

TE SHTUNEN! Ju premtoj nje super emision me @bujarqamili @genta.ismajli @butrint_official @mateus_frroku @anxhelaperisteriofficial_ @roselagjylbegu @shikokushluan @topchannelalbania ???

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Një nga pyetjet ishte se për cilën nga femrat e ekranit bëhej xheloze bashkëshortja e tij. Bujari nuk është menduar shumë gjatë dhe u përgjigj menjëherë: Eli Fara.

Epo ka shumë të drejtë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF