KreuCelebrity

Xhensilës s’i ‘intereson’ që Besi po rrezikon jetën, por e filmon teksa për pak rrëzohet

Humori është një nga pikat e forta të Bes Kallaku, të cilën mendojmë se e ka shfrytëzuar mjaft mirë për të bërë për vete një nga femrat më të bukura të ekranit në Shqipëri, Xhensila Myrtezajn, që sot është bashkëshortja.

Nëse do t’i hidhnim një sy profilit në rrjetet sociale, postimet e tij kanë gjithnjë shumë humor, pak ironi dhe tregojnë se sa krenar është për origjinën e tij. Nuk e ka mohuar kurrë që është rritur në fshat, madje Bubqi shpesh personifikohet me të.

Ndonëse prej disa vitesh është zhvendosur në kryeqytet, Besi nuk i ka humbur zakonet apo reflekset e një djali që është rritur në fshat dhe këtë na e tregoi në këtë video. Ai kishte hypur në një pemë në Liqenin Artificial, pavarësisht se për një moment, ishte gati duke rënë, ai ia doli të zbriste. Nga ana tjetër, Xhensila, po e filmonte pasi ishte e sigurt që ai do rrëzohej, por harroi që ishte Bes Kallaku ai.

Kur te bojn video me mendimin qe ti do biesh, por harrojn aftesite e tua si katunar.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF