KreuCelebrity

‘Do doja të mbaja dorën në frymën e fundit’, ndahet nga jeta nëna e këngëtarit shqiptar

Një moment shumë i vështirë për këngëtarin e serenatave, Genën.

Nëna e tij ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Fatkeqësisht, ai nuk ka qenë qenë pranë saj në momentet e fundit të jetës, për të cilën duket se i ka mbetur peng në zemër.

Nëpërmjet një fotoje, Gena i ka dedikuar disa fjalë të ndjera mbretëreshës së tij, siç ai e quan ai.

“U prefsh në paqe nëna ime,do të doja të të mbaja dorën në frymën tënde të fundit por nuk isha aty. Do të mbetesh gjithmonë nëna ime e shtrenjtë,mbretëresha ime. Një ditë do jemi së bashku. Zoti qoftë me ty aty.. Amen…. Asgjë s’do ma mbushë mungesën tënde. DO më mungosh gjithmonë e shtrenjta ime”, shkruan Gena.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF