KreuCelebrity

I pafshim gjithmonë kështu! Selena dhe Justin argëtohen pa fund me njëri-tjetrin

Kanë pasur kaq shumë ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre saqë jemi me “zermër në dorë” përpara çdo informacioni që marrim për ta. E kemi fjalën për çiftin e famshëm Selena Gomez dhe Justin Bieber. Por qetësohuni, pasi çdo gjë po shkon më së miri. Ata duket si të rilindur dhe po e jetojnë çdo sekond sikur të ishte i fundit.

Këngëtarja 25-vjeçare ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një ndeshje hokei, në të cilën merrte pjesë edhe i dashuri i saj Bieber. E veshur thjeshtë dhe sportive, Selena e ka mbështetur atë me gjithë zemër duke mos ja kursyer edhe ndonjë puthje të rastit.

Çifti u rikthyen së bashku para disa muajsh, e ndonëse u përpoqën ta mbanin gjithçka sekret, kanë qarkulluar foto të ndryshme të tyre. Ndonëse një marrëdhënie për të cilën nuk ka miratimin e prindërve, Selena duket se nuk e prish aspak terezinë dhe shijon e lumtur praninë e të dashurit në jetën e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF