KreuCelebrity

Nga urimi që Merlin i bëri Anila Gjebreas, kuptuam marrëdhënien nuse- vjehrrë

Festat nuk kanë të ndalur në familjen Gjebrea (fatmirësisht).

Pas fejesës së djalit, Jonit, ditëlindjes së vajzës së vogël të shtëpisë, Anës, ka një tjetër arsye për të festuar: Anila, bashkëshortja e Arditit ka ditëlindjen. Në një ditë të tillë, kurrsesi nuk mund të mungojnë urimet nga familjarët, miqtë apo njerëzit e dashur.

Arditi nuk ka bërë ende një urim, të paktën publik, për bashkëudhëtaren e tij të jetës, por Joni patjetër që po, urim të cilit i është bashkangjitur edhe nusja e shtëpisë tashmë, Merlini.

“Gëzuar ditëlindjen për motrën time të madhe, gruan më të fortë që njoh”, shkruan Joni në urimin e tij në “Instagram”.

Nga ana tjetër, komenti i Merlinit për vjehrrën na mjaftoi të kuptonim marrëdhënien që ata të dyja kanë me njëra-tjetrën.

“Lila jonë më e mira në botë”, shkruan Merlin.