KreuCelebrity

Kaq shumë tradhti! Njihuni me trekëndëshat më skandalozë të dashurisë në Hollywood

Mund të duhen dy persona për të kërcyer një tango të bukur, por nevojiten tre kur bëhet fjalë për të krijuar disa thashetheme të “shijshme”. Historitë e dashurive ndër të famshmit janë të pafundme, e skandalet shkojnë edhe më larg. Tradhëti pa fund, lidhje jashtë martesore, ndarje të bujshme etj. Në këtë artikull po ju sjellim trekëndëshat më skandalozë të dashurisë së VIP-ave të të gjitha kohërave.

Billy Bob Thorton, Laura Dern, Angelina Jolie.

Në fund të viteve ’90, Thorton jetonte me të dashurën e tij, Dern, kur e ndërpreu marrëdhënien e tij dhe u martua me Jolie. Në një intervistë televizive, Derntha: “Kur unë isha larguar për dia ditë nga shtëpia, i dashuri im u martua me një tjetër dhe unë kurrë nuk dëgjova më asgjë prej tij”.

Aaron Carter, Hilary Duff, Lindsay Lohan

Vetë Carter tregoi një version të historisë: “Unë fillova të dal me Hilary kur bëra 13 vjeç. Kam dalë me të për gati një vit dhe më pas u mërzita dhe për këtë fillova të njihja Lindsay dhe të dal me të. Gjithsesi ai nuk u ndal këtu, pasi, pas Lohan, u rikthye sërish tek Duff.

Jay-Z, Beyoncé, “Becky”

Beyonce tronditi botën me publikimin e albumit të saj “Lemonade”, në të cilat konfirmoi thashethemet që Jay e kishte tradhëtuar. Në këngën e saj “Sorry”, ajo thotë “Ai më mirë thërret Becky me flokët e bukura”. Të gjithë filluan të diskutonin se kush ishte Becky, ndërsa thashethemet ranë mbi Rachel Roy pas një postimi  të saj: “Flokët e bukura nuk na interesojnë”, por ajo mohoi çdo përfshirje të mundëshme. Becky akoma nuk është zbuluar dhe bota pret ende një përgjigje.

John Mayer, Taylor Swift, Katy Perry

“Bad blood”, armiqësia mes Swift dhe Perry nuk është më një sekrte. Të dyja yjet e popit e kanë shfaqur hapur armiqësinë e tyre, ndërsa nuk i kanë kursyer sulmet edhe me këngët e tyre. Dhe mendohet se Mayer mund t’i ketë fryrë akoma dhe më shumë këtij zjarri. Ai dhe Swift ishin së bashku në vitin 2009, ndërsa në vitin 2012 ai doli publikisht me Katy Perry. Dhe kështu situata mes vajzave vetëm sa u përkeqësua.

Kristen Stewart, Robert Pattinson, Rupert Sanders

Ky është trekëndëshi më i njohur i dashurisë! Ai filloi që në filmin “Twilight”, në të cilën Kristen u kap duke tradhëtuar të dashurin e saj Pattinson me Sanders. U duk sikur gjërat po rregulloheshin, por një vit më pas gruaja e Sanders i kërkoi atij divorcin, ndërsa Pattinson u largua nga shtëpia e Stewart.

Bella Hadid, The Weeknd, Selena Gomez

Pas 18 muajsh së bashku, Bella dhe The Weekend i dhanë fund në nëntor të vitit 2016. Më pas hynë në skenë Gomez, e cila shumë shpejt u pa në krah të këngëtarit, gjë e cila bëri që Bella të mos e ndiqte më atë në Instagram. Një vit më pas Selena dhe The Weekend përfunduan marrëdhënien e tyre, e më pas këngëtarja u pa në një puthje të zjarrtë me ish-in e saj Bieber. Supozohej se do të bashkoheshin edhe Bella me The Weekend, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Brad Pitt, Jennifer Aniston, Angelina Jolie

Ky është një trekëndësh dashurie, për të cilin tabloidet kanë folur për vite me radhë. Ju e dini historinë: Aniston dhe Pitt u martuan, kur një ditë të bukur ai takon Jolie në xhirimet e fimit “ Zoti dhe Zonja Smith”. Jo shumë kohë më vonë ato filluan një lidhje e më pas Aniston kërkoi divorcin dhe kështu i la rrugën e lirë krijimit të “Brangelina”.