Ata ishin dyshja e preferuar e këngëtarëve në edicionin e fundit të “Kënga Magjike”. Realizuan këngën “Pa Faj”, që i siguroi çmimin ‘Interpretimi më i mirë’, ndërsa Kastro është shprehur gjithmonë me superlativa ndaj partneres së tij në skenë. E gjithë vlerësimi i shprehur nga ana e këngëtarit, duket se nuk kanë qenë thjesht fjalë.
Ka qenë vetë Kastro ai që ka lajmëruar ditën e djeshme projektin e radhës me Rean, nëpërmjet një fotoje të postuar në Facebook. “Së shpejti, me këngë të re”, ka shkruar Zizo, në përshkrimin e imazhit bardh e zi. Artistët ende nuk kanë zbuluar detaje të mëtejshme, por duket se shumë shpejtë do të emocionojnë me një tjetër këngë.
Tashmë, mbetet vetëm të presim të shohim edhe më tepër nga Rea dhe Kastro!



