KreuCelebrity

Jo vetëm që tregon që është single, por këngëtarja kërkon edhe një të dashur për Shën Valentin!

Shën Valentini po vjen dhe një gjë është e sigurtë, që disa do ti gjejë duke qeshur e disa duke qarë. E kjo për faktin se disa do të jenë duke iu gëzuar pranisë e dhuratave të të dashurit, ndërsa disa të tjerëve do t’ju duket edhe më e rëndë të qenurit vetëm, pa një njeri në zemër. E me sa duket pikërisht kjo e ka trishtuar edhe këngëtaren Bebe Rexha.

Ajo ka deklaruar publikisht në Instagram se është single, ndërsa me humorë shkruan: : “E vdekur!!!!!Kush dëshiron të jetë i dashuri im ???? Gjithçka që kërkoj është një kuti me çokollata dhe trëndafila të kuq”.

Epo suksesi nuk vjen vetë. Për fatë të mirë Bebe ka njohur suksese të një pas njëshme në karrierë e sigurisht falë punës së palodhur. Por ndodh shpesh që ana profesionale nuk i le radhë asaj personale, por gjërat e mira vijën me radhë, prandaj Bebe vetëm pak durim!