KreuCelebrity

Një lajm i bukur nga ‘Mia’, aktorja në pritje të fëmijës së tretë

Pas një viti aspak të lehtë, një lajm i bukur vjen nga Michael Buble dhe Luisana Lopilato: do të bëhen prindër për herë të tretë. Mësohet se “Mia” siç ne e njohur për shkak të rolit të saj në telenovelën ‘Relebët’ është tre muajshe shtatzënë.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga vetë çifti, por burime të sigurta për DailyMail, bëjnë me dije se aktorja shumë shpejt do ta bëjë publike.

Çifti kaloi një vit jo dhe aq të mirë. Fëmija i tyre i parë, Noah luftoi kundër kancerit në lëkurë dhe fatmirësisht ia doli me sukses. Ata u shkëputën për një periudhë të gjatë nga aktivtetet publike, duke nisur kështu një etapë të re në familjen e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF