KreuCelebrity

Për Elvanën sot është një ditë shumë e rëndësishme, Ermal Mamaqi ‘zbulon’ sekretin

Është zhvendosur në SHB prej mëse dy vitesh, duke i munguar publikut shqiptarë, por Elvana Gjata ka vendosur që të rikthehet fuqishëm me një koncert recital që pritet të mbahet pas pak orësh në kryeqytet.

Por sot është një ditë shumë e veçatë për kënëtaren. Ajo sot feston ditëlindjen. Si gjithmonë, Elvana është shumë e kursyer sa i përket jetës private, por janë miqtë e saj, të cilët me urimet publike na kanë zbuluar se këngëtarja ka ditëlindjen.

Një prej tyre është dhe moderatori i njohur, Ermal Mamaqi i ka dedikuar disa rreshta mikes së tij të ngushtë, të cilën e konsideron si një person shumë të veçantë në jetën e tij. Si për të treguar që miqësia e tyre daton prej vitesh, Ermali ka publikuar një foto të shkrepur nga emisioni i Rudina Magjistarit ‘Porta e fatit’, transmetuar shumë kohë më parë.

“Je një nga njerëzit më special të jetës time. Ke qënë gjithmonë… Uroj një jetë të gjatë dhe të bekuar. 100 Motra”, shkruan Ermali.

Je një nga njerëzit më special të jetës time. Ke qënë gjithmonë… Uroj një jetë të gjatë dhe të bekuar. 100 Motra. @elvanagjataaaa

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Edhe 100 vjeçe Elvana Gjata!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF