KreuCelebrity

Amal bën 40-vjeç dhe George Clooney di si ta urojë!

Ajo konsiderohet si një nga gratë më me ndikim në botë, ajo është një avokate e suksesshme, ndërsa është e angazhuar edhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. E kemi fjalën për Amal Alamuddin e cila bëri dje 40-vejç. Ajo dhe George formojnë një ndër çiftet më të dashura në botë, e kjo edhe falë angazhimeve të tyre humanitare.

E këtë herë ditëlindjen e kanë festuar të gjithë së bashku, duke përfshirë binjakët  Ella dhe Aleksandër, të lindur qershorin e kaluar. Një datë e rëndësishme dhe shumë arsye për të festuar me të madhe. E rrethuar nga dashuria e Georg-it të saj të bukur dhe binjakëve Ella dhe Aleksandër, Amal Alamuddin, tashmë znj.Cloony, hynë zyrtarisht në moshën e mesme.

Një ditëlindje e mbushur me stil dhe elegancë, larg syve të medias. E sigurisht që Clooney do ta surprizonte atë. Çifti janë parë të hipin në një avion privat dhe mendohet se ata udhëtuan drjet Los Angeles.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF