KreuCelebrity

“Noizy apo Ledri?” Këngëtarja shqiptare zgjedh mes reperave dhe e ka një shpjegim!

Tashmë është bërë disi e zakontë pyetja: “Mes këtyre dy personazheve, cilin do zgjidhje?” Shpesh, kolegët e intervistuar zihen ngushtë, duke mos ditur se cilën anë të mbajnë. Nga ana tjetër, nuk mund të mbeten pa një përgjigje.

Këtë herë, ka qenë radha e Sara Kapos për t’u përgjigjur në emisionin “Një kat më lart”, ndërsa duhet të zgjidhte mes Noizyt dhe Ledrit. Kapo është shprehur se është rritur me këngët e Noizyt gjatë adoleshencës, duke mos e përjashtuar kështu mundësinë e preferencave në këtë aspekt. Për sa i përket Ledrit, Sara kujtoi bashkëpunimin në një nga klipet e tij së bashku me Flori Mumajesin, duke theksuar se Vula “është një djalë shumë i sjellshëm dhe shumë i matur”. Por, cila ishte zgjedhja e Kapos në fund?

“Për shijet e mia, duke qenë se jam rritur gjithmonë me çuna të gjatë, do të zgjidhja Ledrin. S’kam asgjë me Noizyn, por Ledrin”, ka thënë Sara, duke e arsyetur kështu mendimin e saj. Të paktën, ZinZin ka qenë për shumë kohë reperi i preferuar…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF