KreuCelebrity

Jennifer ndalo edhe ti njëherë e mjaft na bëre të ndihemi keq!

Jennifer vazhdon me të njëjtin avaz. Poza të nxehta, rroba të ngushta e trup fantastik! Po plakjen e ka parë kush, apo mos vallë këngëtarja ka gjetur sekretin e rinisë së përjetshme? E kemi thënë 1347 herë që ajo ka një trup për t’u pasur zili, por si mund të mos i komentosh fotot e fundit të saj?

Këngëtarja dhe aktorja, ka pozuar së fundmi për markën e veshjeve “Guess” dhe duket që ç’të themi! 48-vjeçarja shihet e veshur me rroba të ngushta, që i tregojnë format trupore fantastike që i rezistojnë viteve.

Më herët këngëtarja ka reaguar edhe ndaj skandaleve të abuzimeve seksuale që kanë pushtuar Hollyëood-in. “Pozicioni im në këtë çështje është i qartë. Unë jam kundër çdo akt apo veprimi abuzues, tallës, seksist apo të dhunshëm në çdo lloj fushe. Jam totalisht e zhgënjyer nga çdokush që kryen akte të tilla”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF