Është duke shijuar pritjen e ëmbël, ndonëse nuk është hera e parë që përjeton të tilla emocione. Njihet për sensin e pazakontë të humorit, ndërsa e djeshmja ka qenë dita e radhës për të shtuar batutat në listën e saj të shakave. Chrissy Teigen ka postuar një status në Twitter, ku përshkruan shtatzëninë sipas mënyrës së saj.
“Ky fëmijë po ma merr shpirtin. Më pi ujin dhe më lë të thahem. Më ha ushqimin derisa vdes urie. Merr nga shëndeti im, aq sa më sëmurë. Pse i krijojmë këto monstra, kur na duan të vdekura”, ka shkruar modelja, duke dëshmuar dhe një herë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga humori. E për sa i përket daljeve publike, Teigen nuk e ka aspak problem të shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Duke marrë parasysh se sa të hapur janë Teigen dhe Legend lidhur me detajet nga jeta private, publikut nuk do t’i duhet të presë gjatë për të parë imazhet e para të vogëlushit, që pritet të vijë së shpejti. Teigen mbetet Teigen!
https://www.instagram.com/p/BerkbNBHLJ9/