Pak ditë më parë, Florjan Binaj “shpërtheu” në një lum akuzash në Instagram, lidhur me një nga spitalet private në vend. Edhe pse pa veçusr ndonjë emër, gjatë shkrimit të gjatë aktori e përgjithësoi situatën, duke shprehur shqetësimin lidhur me sektorin e shëndetësisë në Shqipëri. Pas një nate të vështirë të kaluar në përpjekje për të shëruar të birin, duket se zgjidhja kishte qenë përsëri spitali shtetëror.
Ishin të shumtë komentuesit që ndanë eksperiencat e tyre lidhur me këtë sektor të kujdesit, e për këtë Flori e ka patur një falenderim. “Falemnderit që treguat historitë tuaja, ku fatkeqësisht shumë prej të cilave me fund tragjik…Shpresoj që të jetë fillimi i fundit i abuzimit me shëndetin tonë dhe fëmijëve tanë, fundi i papërgjeshmërisë dhe gjërat në këtë vend të shkojnë si duhet dhe jo si na shiten”, kanë qenë këto vetëm disa nga fjalët e aktorit në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Beib8Smlho3/
Ai gjithashtu nuk ka lënë pa falenderuar stafin e pavionit të pediatrisë në QSUT-së, “për punën e palodhur dhe të njerzishme!”, siç ka theksuar vetë Flori. I gjithë shkrimi është shoqëruar nga një foto bardh e zi e të birit, një nga imazhet e plota që ka zbuluar aktori lidhur me vogëlushin.