KreuCelebrity

Dy veshje, një album i tretë, të ftuar VIP, ja çfarë kemi mësuar nga koncerti i Elvanës!

Dita e djeshme shënoi dhe mbajtjen e koncertit recital të Elvana Gjatës në kryeqytet. Në ditën e saj të lindjes, këngëtarja kishte menduar të festonte ndryshe me miqtë VIP, ashtu sikurse surprizoi me dhuratën e veçantë për gjithësecilin nga të pranishmit: një CD me këngë të reja, përmbledhje që shënon dhe albumin e saj të tretë.

Personazhet e njohur nuk vonuan të postonin foto nga eventi, edhe pse u shfaqën pak imazhe të Elvanës. E megjithatë, me aq sa pamë, dallonin dy veshje: një fustan i kuq, ngjitur pas trupit e me dekoltenë e hapur, si dhe kostumi i zi, dekoruar me një trëndafil të bardhë në xhaketë. Sa për këtë të fundit, ndoshta kjo është shenja solidarizuese e këngetares ndaj nismës më të fundit për të drejtat e grave në Hollywood, megjithatë nuk është diçka e sigurt.

 

 

E rezervuar mbi atë çka ndryshe u quajt ‘koncert privat’, vetëm kaq mund të shihnim nga eventi i Elvanës, të paktën deri më tani. Ndërsa personazhet e ftuar, nuk janë kuryser shumë me postime…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF