Ata janë dy nga aktorët më të njohur dhe të këkuar në Hollywood. U bashkuan në filmin ‘Revenant’, edhe bashkëpunime të mëparshme mes Tom Hardy dhe Leonardo DiCaprio ishin bërë edhe në prodhimet e Christopher Nolan. Megjithatë, në projektin e fundit së bashku, Hardy kishte vënë një bast me kolegeun.
Ai e kishte ngacmuar se DiCaprio nuk do të merrte trofeun e Oscar as për tolin në ‘Revenant’, ndërsa Leo i kishte thënë: ‘Nëse e fitoj, ti duhet të bësh një tatuazh në lidhje me mua’. Një sfidë jo dhe aq e vështirë për Hardy-n, i cili i adhuron tatuazhet. Siç dhe dihet nga të gjithë tashmë, DiCaprio më në fund e fitoi një Oscar, e para pak ditësh Tom e mbajti premtimin. Po, ai ka realizuar një dedikim ndaj kolegut…në pjesën e sipërme të krahut!
“Leo i di të gjitha”, ka qenë shkrimi i realizuar nga ana e Hardy-t, ndërsa duket se di t’i mbajë premtimet. Edhe pse një shaka mes kolegësh, dashuria e aktorit për tatuazhet duket se e shtyn të bëjë gjithçka. Epo, tashmë do t’i duhet ta mbajë emrin e DiCaprio-s gjithmonë me vete. Tom mbetet Tom!



















