Ditën e djeshme, pas një periduhe pauze, Marina postoi një foto të re në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa u paraqit e veshur me një fustan mbrëmje dhe ‘look’ të kuruar deri në detaje. Të gjithë filluan të dyshonin se moderatorja po përgatitej për ndonjë projekt të ri, por në fakt e vërteta ka qenë krejt ndryshe. Si shumë personazhe të tjerë, edhe Marina ka qenë një ndër të ftuarit VIP në një nga eventet më të fundit të mbajtur në kryeqytet.
Bëhet fjalë për koncertin recital të Elvana Gjatës, që mblodhi shumë emra të njohur në një sallë të vetme. E nëse po mendoni se moderatorja shoqërohej nga Getoari, gaboheni. Marina i ka besuar dhe një herë partneres së saj në karrierë, pikërisht Luanës. Ndryshe nga motra e madhe, Luana kishte zgjedhur një ngjyrë të çelët për t’u paraqitur në këtë event. E sa për flokët, dy moderatoret duket se kanë patur një moment tipik prej ‘binjakesh’, pasi si Marina, ashtu dhe Luana kishin zgjedhur flokët e kapur lart bisht.
Duke marrë parasysh se shumë kohë më parë u përfol për një prishje marrëdhëniesh mes Elvanës dhe Getoarit, nuk mund të na shkonte mënjëherë mendja se drejtuesja e “Ces’t La Vie” do të ishte pjesë e koncertit të mbajtur me 3 shkurt. Megjithatë, jo domosdoshmërisht qendron një lidhje mes gjithë asaj që tashmë publiku e njeh prej kohësh. Nga ana tjetër, Ledion Liço ka postuar para pak minutash një spot të shkurtër, ku shihet Gjata, si dhe bëhet e ditur se transmetimi i koncertit të lartpërmendur do të transmetohet në Top Channël, më datë 10 të këtij muaji, në orën 20.05 të mbrëmjes. Me pak fjalë, priten surpriza!
https://www.instagram.com/p/Be0PyoaHJom/?hl=en&taken-by=ledionl



















