Pas 9 muajsh dyshime për shtatzëninë e Kylie Jenner, më në fund e mësua si qëndronte e vërteta.
Kylie Jenner ishtë në pritje të ëmbël dhe solli në jetën vajzën e saj të parë më 1 shkurt. Duke qenë se ishte “zhdukur” plotësisht nga rrjetet sociale, gjë e cila i acaroi shumë fansat e saj, ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ publikoi ditën e djeshme një video, një përmbledhje që zgjat 11 minuta se çfarë kishin ndodhur këto 9 muaj.
E gjithë vëmendja sigurisht është tek Kylie Jenner, por për një moment 20-vjeçarja doli në plan të dytë dhe shkak për këtë është bërë e vogla e Kim, Chicago. Si për ta përgatitur Kylien para se të bëhet nënë, Kim lë Kylien që ta mbajë në dorë vogëlushen duke e bërë të njohur për të gjithë publikun. Tashmë mund ta shohim plotësisht: një brune, sy zezë, me hundë dhe buzë të voçkla, por sigurisht është shumë herët për t’i thënë se kujt i ngjan.
Chicago u lind më 15 janar nga një nënë surrogate. Tashmë pritet të vijë në jetë bebi i Khloe.