KreuCelebrity

Lori ndërmerr një mision, stilon paraqitjen e këngëtares së njohur në ‘Shiko Kush Luan’!

Konsiderohet si një nga vajzat më me shije për modën në Shqipëri, ndërsa është emri më i lakuar ne artikujt kushtuar tendencave të fundit e paraqitjeve më të mira. Tashmë, jemi mësuar me frymën ndryshe që Lori Hoxha sjell në veshje, dhe mesa duket të njejtin mendim ndajnë edhe personazhet e famshëm të shoubizit shqiptarë. Së fundmi, ka qenë një ndër këngëtaret vendase ajo që ka zbuuar ‘look’-un e saj për puntatën e ardhshme të ‘Shiko Kosh Luan’, e jo vetëm kaq.

Besa Kokëdhima ka postuar para pak minutash një foto në Instagram, ku shihet me një fustan të zi të shkurtër, punuar me copë me xixa, ndërsa ka treguar se e cilës ka qenë idea për një paraqitje të këtij lloji. “Shoqja ime, Lori Hoxha duke stiluar për ‘Shiko Kush Luan’. Të dua, bukuroshe”, kanë qenë këto fjalët e Besës, që na ka zbuluar më shumë për pasionin e Lorit lidhur me veshjet në tërësi. E në fakt, kjo nuk është hera e parë që e shohim trashëgimtaren e Top Channel në një pozicion të tillë.

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu i kanë besuar disa herë shijeve të Lorit lidhur me pamjen gjatë prezantimeve të emsioneve përkatëse. Mesa duket, rrethi i personazheve që i besojnë Hoxhës tashmë është zgjeruar. Mos ndoshta në të ardhmen do ta shohim Lorin si një stiliste profesioniste? Asnjëherë nuk i dihet…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF