Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Djali i kompozitorit të njohur Shpërtim Saraçi ka vendosur të ndjeki karrierën e prindërve të tij, duke u bërë pjesë e botës së artit.
E kemi fjalën për Drini Saraçin i cili është takuar me këngëtaren Bleona Qeretin, ku kjo e fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se djali i artisëtëve ka trashëguar të njëjtin talent si dhe prindërit e tij.
“Wow!! dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Djali simpatik i Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit një talent I jashtëzakonshëm”, shkruan Bleona në fotografinë e postuar prej saj në rrjetin social instagram.
Shpëtim Saraçi vendosi që të largohej sëbashku me familjen e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një karriere më shumë se 30 vjeçare në Shqipëri



















