Të gjithë jemi magjepsur pas Dukeshës Kate, e nuk kishte se si të ndodhte ndryshme me paraqitjet publike të saj. Gjithmonë e qeshur dhe e ëmbël, Kate ka ditur të na bëjë për vete. Por e kishit menduar ndonjëherë se në të gjitha daljet publike, nuk e kemi dëgjuar atë të flasë?
Kjo e ka një shpjegim sigurisht. Me sa duket, Dukesha e ëmbël Kate, e ka siklet të flasë përpara kamerave pasi kjo e bën atë nervozë, e për këtë e shmang gjithmonë të folur në publik, por kjo deri më sot. E pranishme së bashku me William në një në fushatën e bamirësisë të organizuar nga Place2Be, ajo ka inkurajuar të rinjtë të bëhen versioni më i mirë i vetes së tyre.
“Fëmijëria është një moment shumë i rëndësishëm në jetët tona. Është koha kur eksplorojmë personalitetet tona, zbulojmë potencialin që jeton brenda nesh dhe mësojmë si të jemi vetvetja. Ka disa fëmijë që përballen me sfida m,ë të vështira se sa disa të tjerë, por besoj me zemër se, edhe pse nuk i ndryshojmë dot rrethanat, mund t’i japim mbështetjen tonë çdo fëmijë që të përmbushë potencialin e tij”, tha Kate.
The Duchess speaks to pupils, parents and teachers about the importance of working together to support young people as they learn to be the best version of themselves during @Place2Be #childrensmhw pic.twitter.com/XiV09zOznS
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) February 5, 2018



















