KreuCelebrity

Fansat mendojnë se e kanë gjetur emrin e vajzës së Kylie, jo aq i çuditshëm sa i Chicago-s

Të gjithë po flasin për Kylie Jenner dhe kjo është diçka mëse normale. Pas 9 muajsh në një terr informativ, e vogla e shtëpisë Kardashian/ Jenner konfirmoi se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ashtu siç ndodh në raste të tilla, kureshtja kalon tashmë në një fazë të dytë: cili do të jetë emri i vajzës. Fansat mendojnë se e kanë gjetur.

Sipas tyre, Kylie do ta quajë Butterfly dhe për këtë ka disa arsye: Kylie dhe Travis kanë bërë të dy së bashku flutura tatuazh, Travis Scott ka gjithashtu një këngë titulluar ‘Butterfly effect’ (efekti i fluturave), ai i ka dhuruar Kylie një varëse për ditëlindje me flutur dhe si të mos mjaftonte dhoma e vajzës së sapolindur është mbushur me flutura në mur.

Pas emrit që Kim i vëndosi vajzës së saj, Chicago, presim gjithçka nga Kylie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF