Prej kohësh Rihanna kishte njoftuar se do të vizitonte Senegalin, me një mision për mbledhjen e fondeve për arsimimin fëmijëve. Por vizita e saj u kundërshtuar nga një grup prej 30 shoqatash, organizatash dhe shoqatash të ndryshme.
Ata kërkuan që Rihanna të mos lejohej në vend, me pretendimin se ajo është pjesë e Iluminatit, një shoqëri e fshehtë, e cila, sipas konspiracionistëve, është një grup njerëzish që kontrollojnë qeveritë në shumë vende të botës. Veç kësaj, ky grup në Senegal është i bindur se Rihanna po promovon edhe homoseksualitetin.
Por nuk duket se këngëtarja bukuroshe e ka vrarë shumë mendjen për këto fjalë. Ajo e vizitoi vendin, ndërsa mbajti edhe një fjalim frymëzues. “Kjo është një betejë që ne nuk do të ndalim asnjëherë së luftuari, deri kur çdo djalë dhe çdo vajzë të ketë akses në arsimim”, deklaroi ajo.



















