KreuCelebrity

Sot një nga moderatoret shqiptare më të njohura, dikur ka qenë publik tek ‘E diela Shqiptare’

Është bërë pjesë e ekranit që në moshë të vogël.

E ka nisur si modele, por më pas Jona Spahiu spikati edhe në moderim. Një studente ekonomie ekselente, nuk e kishte menduar kurrë që do bëhej pjesë e ekranit, gjë për të cilën ishte kundër edhe babai i saj. Kushti i tij i vetëm ishte që të mos e linte pas shkollën, dhe kështu ndodhi. Jona ia doli që të mbyllte shkollën e lartë me nota maksimale, por nga ana tjetër po hidhte themelet e një karriere shumë të sukseshme në television.

Askush nuk e dinte se Jona, përpara se të merrej me moderim, ka qenë modele dhe përpara se të ishte modele ka qenë publik tek ‘E diela shqiptare’. Joni Peçi është “oguri” i mirë në karrierën e saj, i cili mes vajzave të shumta që ndodheshin në publik, pikasi pikërisht Jonën, pasi bënte shumë diferencën me mënyrën e saj të qëndruarit dhe të folur.

Pamja e saj si aziatike, nishani i saj mbi buzë, por gjithashtu edhe aftësia e saj shumë e mirë për të artikuluar shumë lehtë atë që mendon, e kanë bërëatë një ndër moderatoret më të suksesshme, e cila premton shumë në të ardhmen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF