Jonida Vokshi dhe Elvana Gjata jan dy nga mikeshat më të mira ndër radhët e personaheve. Që në fillimet e karrierës, vajzat deklaruan raportin e ngushtë mes tyre, ndërsa për shumë kohë shprehnin mes të qeshurash që shpesh njerëzit i ngatërronin edhe nga pamja e jashtme. Gjithmonë duke shprehur vlerësime maksimale për njëra-tjetrën, me largimin e Elvanës jashtë vendit, Vokshi shihet më rrallë pranë mikes së saj të ngushtë.
Megjithatë, dhuratat apo dedikimet i sjellin më pranë, e këtu kujtojmë kur Jonida shprehu mirënjohje ndaj Gjatës në festat e fundvitit, pasi kjo e fundit i kishte dhuruar një shportë simbolike me pije e ushqime. E me ardhjen e këngëtares me 3 shkurt për koncertin e saj privat, nuk do mend që Vokshi ishte ndër personazhet e parë të ftuar në këtë event. Orët e fundit ajo ka ndarë një foto në Instagram përkrah Elvanës, teksa të dyja shihen të përqafuara.
“Ti e di çfarë je për mua!”, ka shkruar moderatorja, ndërsa imazhi duket si një nga ato momentet tipike që mbeten kujtime të bukura për një kohë shumë të gjatë. Por, si shpesh herë, ka qenë Ermal Mamaqi ai që e ka kthyer situatën me humor. “Hë pra çfarë është?”, ka pyetur ai, duke iu referuar dedikimit të Jonidës. Ende pa një përgjigje, Mamaqi na kujtoi dhe një herë se sa i dhënë është pas komenteve të këtij lloji në foto të tilla. E sa për postimin e Jonidës, Vokshi ka dëshmuar dhe një herë marrëdhënien e pandashme mes saj dhe Elvanës.



















